Loredana nominohet sërish në “MTV Europe Awards”

Loredana nominohet sërish në “MTV Europe Awards”

Çmimet Muzikore “MTV Europe 2020” po afrohen gjithnjë e më shumë. Më në fund është e qartë se cilët super yje kanë shansin për një nga çmimet e lakmuara MTV më 8 nëntor, njofton Insajderi.

Loredana u nominua sërish në kategorinë “Artisti më i mirë zviceran”, ku do të jetë në garë me Seven Bligg, Loco Escrito dhe Pronto.

Vitin e kaluar ajo ishte nominuar për herë të parë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve në po të njëjtën kategori ku superoi artistët e tjerë si Ilira, Faber, Stefanie Heinzmann dhe Monet 192, duke marrë trofeun në shtëpi.

Lady Gaga pret një vëmendje të madhe me shtatë nominime, të cilës i përafrohen Justin Bieber dhe BTS me pesë nominime secili. /Insajderi.com