Loredana ‘thumbon’ haptazi Mozzikun: Kur e dashura e ishit tënd duket njësoj si ty

Loredana ‘thumbon’ haptazi Mozzikun: Kur e dashura e ishit tënd duket njësoj si ty

Mozzik dhe Loredana prej disa muajsh vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes që pasi deklaruan ndarjen nga njëri tjetri.

Në një intervistë të fundit, Loredana tha se nuk kishte një arsye konkrete të ndarjes nga Mozzik, por duket se kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak këngëtarit, i cili shpërtheu kundër saj duke e quajtur fajtore për ndarjen.

Lumi B & Bardulla këtë shtune në 'Review'

Dy reperat, LUMI B & BARDULLA mund t'i ndiqni në Review këtë të shtune nga ora 20:10 në RTV DukagjiniShikuesit e kanë mundësinë të dëgjojnë deklarata tejet interesante dhe të pa thëna më parë.Nuk do të mungojnë as lojërat dhe pyetjet provokuese, mos i humbisni!Të shtunën, ora 20:10 në RTV DUKAGJINI dhe LIVE në Insajderi & Review

Gepostet von Review am Freitag, 24. Januar 2020

Ndërkaq Loredana po përflitet së fundmi për një lidhje me producentin Macloud me të cilin ka udhëtuar drejt Parisit duke na lënë të kuptojmë se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se miqësi.

Nuk e dimë nëse kjo ishte një hakmarrje ndaj deklaratave të Mozzik, por këngëtarja publikoi fotot misterioze mënjeherë pas reagimit të ashpër të këngëtarit.

Ndërkaq së fundmi ajo që na bëri të dyshojmë edhe më shumë është një shprehje e Loredanës e cila shkruan: “Kur e dashura e ishit tënd duket njësoj si ty”, ilustruar me dy foto të Kim Kardashian duke qeshur.

Nuk e dimë nëse Mozzik ka vërtetë një të dashur të re që ngjan me Loredanën, por mesazhi i saj na u duk shumë i çuditshëm lidhur me situatën në të cilën ndodhet çifti.