Loredana Zefi, ‘Bonnie’ shqiptare me vetura super-luksoze të marra ‘peng’ në Zvicër

Loredana Zefi, ‘Bonnie’ shqiptare me vetura super-luksoze të marra ‘peng’ në Zvicër

Veturat super-luksoze të reperes Loredana duket se kanë qenë një gënjeshtër e madhe.

Reperja e famshme është paraqitur me vetura super të shtrenjta jo vetëm në video-klipe, por edhe në jetën e përditshme.

Në disa nga akuzat për të cilat Policia zvicerane e ka arrestuar mbrëmë Loredanën, përmenden edhe veturat super-luksoze të cilat ajo dyshohet se Loredana i kishte marrë me qira nga çifti zviceran, që e kanë denoncuar reperen shqiptare për mashtrim, zhvatje dhe kërcënim, shkruan Insajderi.

Në mars dhe prill të vitit 2008, zvicrania Petra Z. pohon se Loredana kishte nevojë për vetura.

“Kështu që ne morëm vetura me qira. Mercedes, BMW, Porsche. Ajo donte vetëm makina luksoze. As Këshilli Federal nuk ka vetura të tilla”, tregon Petra.

Ajo thotë se Loredana në fillim ia ktheu veturat me kohë. Por pastaj në një rast ajo nuk e kishte kthyer për 3 javë një veturë të cilën e kishte marrë me qira nga çifti për 10 ditë.

Në shkurt të vitit 2018, Policia zvicerane gjeti një veturë të marrë me qira nga Loredana në garazhin e një parkingu në Cyrih.

Madje, Policia ia kishte marrë edhe patentën e shoferit Loredanës.

Petra në një tjetër rast, thotë se e kishte parë në një foto radari Loredanën duke vozitur veturën e marrë me qira nga ajo.

Loredana u arrestua mbrëmë nga autoritetet zvicerane me akuzën se bashkë me vëllain, duke mashtruar, detyruar e kërcënuar ua kishin marrë një çifti në Zvicër rreth 900 mijë franga.

Ajo mund të dënohet me burgim nëse vërtetohen akuzat ndaj saj. /Insajderi.com