Loredana Zefi tregon arsyet për anulimin e të gjithave koncerteve

Loredana Zefi  tregon arsyet për anulimin e të gjithave koncerteve

Reperja shqiptare Loredana Zefi  në një video në rrjetin e saj social “Instagram” ka lajmëruar të gjtihë fansat që ajo do t’i anulojë të gjtiha koncertet.

“Unë i kam anuluar të gjitha koncertet kam dëshirë të jem pranë jush, por tani është koha e gabuar dhe shpresoj që të keni mirëkuptim”, ka thënë Loredana.

Ajo ka vazhduar duke e përmendur edhe skandalin në të cilin është përfshirë.

“Shumë gjëra kanë ndodhur ditët dhe javët e fundit dhe unë e kam vërejtur dhe e di që shumë njerëz kanë shkruar për mua që unë nuk jam fare e interesuar dhe nuk po merrem me këto çështje fare”, ka thënë Loredana.

Ajo ka përdorur edhe fjalë fyese për të gjithë ata që po shkruajnë për gjëra të cilat reperja është duke i konsideruar të pa vërteta.

“Jam duke u marrë me këtë m** problemi pse kaq shumë njerëz po shkruajn gjëra të pavërteta,  çdo njeri që më  njeh e din që unë nuk jam person që largona prej problemeve, nuk kam nevoj për keqardhjen e juaj e vetmja gjë që kam nevojë dhe kërkoj nga ju është që të më jepni pak kohë”, ka shtuar Zefi.

Loredana Zefi  është arrestuar disa javë më parë lidhur me akuzat se se bashkë me vëllain e saj ua kanë marrë një çifti zviceran 900 mijë franga, më pas është liruar.

Loredana do të duhej të merrte pjesë së bashku me Mozzik në festivalin e famshëm “VestiVille” që mbahet në Belgjikë në skenën e njëjtë ku performojnë, Cardi B, Meek Mill, Nicky Jam Lil Pump, Future etj.