Sot, trashëgimtarja e gjigandit televiziv “Top Media”, Lori Hoxha po feston ditëlindjen. Ajo po feston 9.862 ditët që mbijetoi në Tokë, ose thënë ndryshe po feston 27-vjetorin e saj, njofton Insajderi.
Hoxha e sheh jetën për ashtu si është, me shumë disfata, triumfe, lotë dhe buzëqeshje, dhe nuk harron rëndësinë e të gjithë atyre që i qëndruan dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi dy foto me tortën e ditëlindjes ku shkruan:
“Kam mbijetuar 9862 ditë në këtë Tokë, dhe jam falënderuese për të gjitha ngecjet, triumfet, rëniet, ngritjet, buzëqeshjet dhe lotët. Çdo gjë”.
“Mezi po pres edhe për një tjetër rrugëtim rreth diellit dhe faleminderit për shoqërinë tuaj”, përfundon ajo.
Urimet nga miqtë, ndjekësit, fansat dhe familjarët ishin të panumërta, ku shumë nga ato ajo ka ri-postuar edhe në llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com