Lori Hoxha shpenzon mijëra euro për këtë veshje

Lori Hoxha shpenzon mijëra euro për këtë veshje

Lori Hoxha njihet për stilin e saj të veshur me trended e fundit dhe plot shije. Fashionistja posedon një varg koleksionesh me çanta e këpucë të cilat i paraqet edhe  me foto në rrjetet sociale  ku është  një ndër vajzat më të ndjekura.

Së fundmi  gjatë pushimeve në Mykonos, Lori u shfaq me një veshje verore që tërhoqi  menjëherë vëmendjen.

Sipas profilit të “What they wearin” kjo veshje ka çmimin e mijëra eurove.

Fundi i markës Zimmerman kushton 520 euro, bluza e po të njëjtës markë kushton 395 euro, çanta e vogël e markës Louis Vuitton kushton 2,380 euro  dhe sandalet Valentino janë plot 630 euro. Kjo veshje e tëra shkon 3,900 euro.