Një nga vajat blogere më të njohura shqiptare është padyshim trashëgimtarja e “Top Media-s”, Lori Hoxha, njofton Insajderi.
Në një profil shumë të ndjekur në Instagram, ajo publikon shumë nga stili i jetës dhe veshjet që ajo pëlqen.
Së fundmi një nga ndjekëset e saj e pyeti blogurën se kë do të veçonte si vajzën më me stil.
“Ka një përpjekje në përgjithësi, megjithatë unë pëlqej vërtetë Loredanën. Nuk përpiqet shumë, por sërish duket bombë”, është përgjigjur Lori Hoxha duke etiketuar edhe reperen.
Të njëjtin postim ka ndarë edhe Loredana në llogarinë e saj në Instagram ku shkruan “Të dua”. /Insajderi.com