“Big Brother Vip Albania” do të fillojë këtë javë transmetimin.
Nën drejtimin e Arbana Osmanit, Big Brother VIP do zgjas plot 100 ditë, derisa emisioni do mbahet çdo të martë dhe të enjte.
Kësaj radhe, banorët do të jenë fytyra të njohura, ndaj misteri dhe kurioziteti për Big Brother Vip është më i madh se kurrë.
Prodcentja e Big Brother VIP, Lori Hoxha, në një intervistë të fundit për Top Albania Radio, ka zbuluar personazhet VIP, të cilët janë kontraktuar për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Lori konfirmoi se të famshmit që do të futen brenda janë: Rudina Dembacaj, Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Ema Andrea, Bleona Qereti, Alex Seitaj, Paloma, Fatma Haxhialiu, Roza Lati, Mihrije Braha, Sabiani, Orgesa Zaimi.
“Ne në fakt kemi qenë shumë të hapur për të kontaktuar shumë personazhe VIP. Nuk kishim asnjë specifikë në kokë që ky do të jetë apo kjo duhet të jetë. Kemi disa tipologji personash që donim të kishim brenda, për të përçuar mesazhet e duhura edhe për të pasur një spektakël me thënë të drejtën.
Për këtë pjesë është kujdesur shumë stafi i kontentit [përmbajtjes] dhe stafi i patentës së ‘Big Brother’. Ata kishin disa indikacione se çfarë realisht duhet të ketë ‘Big Brother’ ose personazhet që futen brenda në ‘Big Brother’. Kështu që ka pasur nga ata që kanë thënë ‘po’ dhe kemi disa personazhe aty brenda që realisht jam e lumtur që i kemi”, tha trashëgimtarja e Top Medias.
Tutje, ajo tha se kanë bërë ta pamundurën që të kishin persona shumë të përzgjedhur këtë edicion të veçantë.
Ajo tha se kriteri ishte që ai/ajo të ishin të njohur për publikun.
“Sigurisht që kemi pasur indikacione shumë të saktësuara nga grupi i ‘Big Brother’ në Hollandë. Ne kemi kontaktuar shumë. Nuk donim të bënim selektime personale. Në fakt, unë vetë kam qenë shumë e distancuar nga përzgjedhje e personazheve, sepse duke qenë dhe personazh publik vetë, nuk dua të influencohem nga pëlqimet e mia ose jo. Stafi ka kontaktuar një grup të madh personazhesh. Ne duam të kemi karaktere të forta, njerëz që i qëndrojnë një mendimi të caktuar, janë një model i mirë për shoqërinë, kanë një lloj talenti dhe i përkasin një industrie të caktuar në Shqipëri”, tha Hoxha.
Këtë vit, moderatorja Arbana Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota./Insajderi.com