Futbollisti, Lorik Cana u martua me arkitekten italiane, Monica Ercoli në vitin 2014 dhe kanë dy fëmijë, e që tani futbollisti po mendon edhe për të tretin, njofton Insajderi.
Së fundmi Cana ndau një bisedë private me bashkëshorten e tij në Instagram, ku i replikoi në një foto që ajo kishte postuar.
Në bisedën që ai ka ndarë, i propozon bashkëshortes të bëjnë edhe një tjetër fëmijë, por ajo nuk ndan të njëjtin mendim me bashkëshortin.
“Dua të më bësh edhe një tjetër fëmijë, janë shumë të bukur”, duke iu referuar dy fëmijëve që çifti kanë.
“Jo”, përgjigjet ajo duke vazhduar, “Janë mjaft, më ke lodhur”, përfundon Ercoli.
Para pesë vjetësh çifti i bekuan me një djalë që i lanë emrin Boiken. Në vitin 2020, çifti u bënë sërish prindër, kur në jetë erdhi një vajzë që i lanë emër shqiptar, Enkeleida. /Insajderi.com