Lot dhe patriotizëm – Bebe Rexha performon në Tiranë

Sapo ajo ka shkelur skenën shqiptare në sheshin ‘Nënë Tereza’ është pritur me brohoritje. Ndërsa Bebe Rexha ka shpërthyer në lot dhe ka treguar sa shumë i do shqiptarët. Pastaj ka filluar të këndojë.

Lot dhe patriotizëm – Bebe Rexha performon në Tiranë

Janë të shumtë fansat shqiptarë që kanë dalë vetëm për të dëgjuar yllin shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha. Ajo e ka elektrizuar skenën e cila shndrit e gjitha nga dritat shumëngjyrëshe.

“Ju Dua. Kam frikë ta flas gjuhën shqiptare. Unë jam dibrane. Nuk jam perfeke”, ka thënë Bebe.

Këngëtarja ka thirrur në shqip edhe prindërit e saj. Bebe ka brohoritur një zëri me publikun “Dibra, Dibra..”

Pas debutimit të këngëve të saj, publiku shqiptar ka qenë aq i zjarrtë sa të gjithë kanë brohoritur për yllin botëror me origjinë shqiptare.

Bebe është emocionuar dhe është përlotur duke falënderuar publikun e saj.

“Ata që më përkrahin më shumë kudo ku shkoj janë shqiptarët”, ka thënë Bebe.

Këngëtarja gjithashtu ka bërë shqiponjën me duar. Dhe ka bërtitur me të madhe: “Ju Dua”./Insajderi.com