![Luan Jaha njofton për gjendjen e tij shëndetësore](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/03/LUAN-JAHA-e1547134517555-728x430-1-730x440.jpg)
Sot gjatë ditës, u bë thirrje që të dhurohej gjak për aktorin Luan Jaha i cili është i infektuar më COVID-19, njofton Insajderi.
Vajza e tij, Hana dhe miku, avokati Arianit Koci bënë thirrje në profilet e tyre në rrjetet e tyre sociale, njoftuan se Luan Jaha kishte nevojë për plazmë gjaku.
Vetë aktori, reagoi me anë të një postimi në profilin e tij ne Facebook, për të njoftuar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe falenderoi të gjithë për gatishmërinë për të ndihmuar.
“Përshëndetje miq, ju faleminderit shumë për gatishmërinë! Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira! Ju paça”, shkruan aktori në postimin e tij. /Insajderi.com
Pershendetje miq,
Ju falemnderit shumë për gadishmërinë!
Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira!
Ju paça 🙏❤
Posted by Luan Jaha on Tuesday, March 16, 2021