
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare po jeton periudhën më të lumtur të jetës së saj. Kënga “Yalla Habibi” në bashkëpunim me Faydeen rezultoi sukses të madh.
Kjo këngë është radhitur në vendin e pestë në klasifikimin e 20 këngëve në “Arabic charts”. Për këtë arsye për Luanën nisën të shkruajnë jo vetëm mediat vendase por edhe serbe e boshnjake.
Ajo tani po shijon pushimet në Monako, një vend tjetër në të cilin Luana ka tërhequr vëmendje.
Fotoja e saj është publikuar në revistën e “Monaco Today”, cfarë e bën artisten vërtetë të lumtur.