Luana dhe Marina Vjollca sërish përballë njëra tjetrës në sezonin e ri televiziv

Luana dhe Marina Vjollca sërish përballë njëra tjetrës në sezonin e ri televiziv

Sot, dy motrat moderatore Luana dhe Marina Vjollca, publikuan promot për nisjen e një sezoni të ri televiziv, njofton Insajderi.

Luana publikoi pas nga prapaskenat e promos televizive për sezonin ekatërt të emisionit argëtues “Shiko Kush Luan” në Top Channel.

As këtë vit nuk do të mungojnë aktorët e humorit Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja së bashku me këngëtaren ferizajase Fifi. Në Instagram, Luana lajmëroi se ka nisur zyrtarisht puna për sezonin e ri dhe se stafi po rikrijojnë filmin shqiptar “Mimoza Llastica”. Por ajo nuk dha shumë detaje sa i përket datës se kur do të debutojë sezoni i ri.

Në anën tjetër ka publikuar promon emisionit “Klanifornia” në TV Klan. E ndryshe nga e motra aj ka dhënë datën e nisjes së emisionit, që është 12 shtator.

Motrat sërish u vendosën përballë njëra tjetrës, për të argëtuar shqiptarët cdo të shtunë në ‘prime time’.  /Insajderi.com