Luana Vjollca blen vilë në këtë fshat të Kosovës

Luana Vjollca blen vilë në këtë fshat të Kosovës

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca edhe një herë ka dëshmuar dashurinë që ka për Kosovën.

Dhe kjo dashuri po pasqyrohet edhe me një investim të sajin në pasuri të paluajtshme në Kosovë.

Luana së fundi në Instagram ka treguar që ka blerë një shtëpi në një lagje të re në ndërtim e sipër në Makresh të Epërm të qytezës së Artanës.

A jo në mbishkrimin e fotografisë u ka thënë fansave se personi i parë që do ta qëllonte se cilën nga vilat kishte blerë, do të fitonte zbritje.

Shtëpi në këtë lagje të Prishtinës kanë blerë edhe emra tjerë të njohur si: Labinot Gashi, Naser Rafuna  e Ledri Vula.

Ky investim i Luanës po ashtu thuhet që është marrë për shkak të largësisë më të dashurinë e saj, Krenar Qoqaj që janë në lidhje tashmë e disa vite./Insajderi.com