Kur Luana Vjollca kishte përmendur se në puntatën e ardhshme të “Shiko kush luan” do ta shihnim të veshur për Halloween, paraqitja saj me patjetër që do të ishte ikonike.
Të paktën aq ikonike sa versioni i ri fustanit “Versace”, të atij që Jennifer Lopez kishte veshur nga po e njëjta shtëpi luksoze e modës, në vitin 2000, në edicionin e 42-të të ndarjes së çmimeve “Grammy”, njofton Insajderi.
View this post on Instagram
Tonight we gonna be it on the floor 🔥🔥🔥 #ShikoKushLUAN #Halloween #Jlo ✨✨✨✨
Për këtë fustan u fol javë e muaj pas paraqitjes së saj në tapetin e kuq, madje tani njihet si një nga fustanet më ikonë të të gjitha kohërave.
Në janar të këtij viti në nder të 20-vjetorit, të fustanit jeshil, ajo rikrijoi edhe një herë momentin, duke sfiluar me një tjetër version të fustanit nga Versace.
Po të njëjtin ka veshur edhe moderatorja e cila u kujdes që të imitonte edhe modelin e flokëve të Lopez. Sipas llogarisë në Instagram @what.they.wearin, fustani Versace kap çmimin e 7.900 eurove, të cilin e kombinoi me një palë këpucë nga kjo shtëpi e modës, që kushtojnë 690 euro. /Insajderi.com