Luana Vjollca nominohet si artistja më e mirë shqiptare në eventin e rëndësishëm në New York

Luana Vjollca nominohet si artistja më e mirë shqiptare në eventin e rëndësishëm në New York

Duket se puna e palodhshme dhe dashuria e Luanës për muzikën, po shpërblehet siç duhet.

Së fundmi bukuroshja ka ndarë me publikun një lajm shumë të bukur dhe të rëndësishëm për karrierën e saj.

Këtë vit, për herë të parë në New York do të zhvillohet eventi “Dolce Vita Awards 2019”. Ky event bën bashkë artistët nga mbarë bota të cilët përfaqësojnë vendin e tyre.

Nga vendi ynë është përzgjedhur pikërisht Luana Vjollca me këngën e saj më të fundit në bashkëpunim me grupin TNT “Moj bjondinë me sytë e zi”. Ajo është nominuar si “Interpemtimi më i mirë shqiptar” dhe gjasat për të rrëmbyer një çmim janë jo të vogla.

Në këtë event janë nominuar emra të njohur botërorë si: Faydee, Cardi B, Willy William e shumë emra të tjerë do të publikohen në ditët në vijim. “Dolce Vita Awards” do të mbahet më 10 nëntor në “zemër” të New York.