Luana Vjollca po vazhdon me prezantimin e katërt të emisionit “Shiko Kush Luan” në Top Channel.
Si cdo të shtunë, ajo kujdeset që t’i dhurojë shikuesve një spektakël të vërtetë, e nganjëherë zbavit të gjithë adhuruesit e emisionit edhe më gabimet e vockla që bën, njofton Insajderi.
Në mbrëmjen e djeshme ndër të ftuarit, ishte edhe Young Zerka me Fifin, të cilët gjatë verës publikuan një bashkëpunim.
Si çdo herë, këngëtarët e ftuar performojnë një ose disa nga hitet e tyre, e kështu do të bënin edhe dyshja artistike.
Vetëm se gjatë prezantimit, Luana kërkon që ata të performojnë këngën “HARAM”.
Disa sekonda konfuzioni ata nuk e kuptojnë për cilën këngë e ka fjalën, dhe e korrigjojnë duke i thënë se bashkëpunimi i tyre quhet “Pa Galje”, e cila u publikua
Dhe aty plasi e qeshura me gafën që ajo bëri. Në fakt, “Haram” nuk ishte se i doli nga hiçi moderatores. Ajo gati se nuk ia qëlloi titullin e një kënge që Young Zerka e kishte publikuar para tre vjetësh, vetëm se ajo quhet “Harem”.
Më poshtë mund të ndiqni të plotë këtë pjesë të shkëputur nga emisioni. /Insajderi.com
View this post on Instagram