Pas një sezoni tejet të suksesshëm të “Shiko Kush Luan”, përkundër të gjithë vështirësive të diktuara nga shpërthimi i pandemisë, Luana Vjollca ka marrë pak pushim për vete për një ‘arratisje’ drejt gadishullit arabik, njofton Insajderi.
Si shumë të famshëm edhe ajo zgjodhi të vizitojë Dubain për t’u relaksuar me çdo të mirë që ky qytet ofron.
Veshje luksoze, mbrëmje që nuk mbarojnë, ushqim të mirë dhe panorama fantastike, moderatorja u kujdes që të ndante shumë nga eksperienca e saj me ndjekësit.
Moderatorja sfidoi vetën në një nga eksperiencat më drithëruese që ky vend ofron – ajo provoi zip-line nga një lartësi 170 metra kur gjatë rënies arrin shpejtësinë maksimale prej 80 kilometrash në orë.
Dhe, gjithçka po shkonte si mos më mirë deri sa ndodhi një incident në Safari teksa po i jepte makinës “off road”, në terrenin e vështirë të shkretëtirës.
“Gjithçka po shkonte për mrekulli derisa shkatërrova makinën time te kuqe mes shkretëtirës”, shkruan ajo duke thënë se i ofruan një tjetër ngjyrë blu por nuk e lejuan t’i jepte më.
Ndonëse, ajo nuk shijoi më shumë adrenalinën e vozitjes, ajo arriti të shkrepte disa fotografi të bukura për Instagram. /Insajderi.com
View this post on Instagram