Luana Vjollca zbulon një pjesë të këngës e cila është drejt lansimit

Luana Vjollca zbulon një pjesë të këngës e cila është drejt lansimit

Luana Vjollca para disa ditësh zbuloi se është duke realizuar një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram fotografi dhe video nga prapaskenat e xhirimeve të këngës.

Videoklipi i kësaj kënge është duke u realizuar në një qytet bregdetar në Shqipëri.

Artistja në një foto të hedhur ku ka të veshur një fustan të bardhë, ka shkruar dhe një titull që dyshohej të jetë i këngës së fundit.

Ajo e ka konfirmuar emrin e këngës “1 mijë vjet” përmes një video ku ka zbuluar kështu edhe një pjesë të këngës e që lansimi i saj po pritet me padurim nga shumë fansa. /Insajderi.com