Pas keqkuptime që ata kishin në mes veti duket që dyshja janë pajtuar.
Bëhet fjalë për dy reperët e njohur shqiptar, Mozzik dhe Capital T të cilët para disa muaj kanë pasur disa keqkuptime.
“Femra ta ka rrit morrin, nuk vrehesh as me tesha t’fosforit, ma reper se ti osht Lori ”, ishte vargu “freestyle” i reperit Capital T në emisionin e Meriton Mjekiqit që u mor si diss direkt ndaj kolegut të tij, Mozzik.
Ndërsa, pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Mozzikut në një emision televiziv, ku ka thënë së është i habitur që disa kolege i bëjnë diss.
Mirëpo dyshja tashmë kanë postuar një indikacion të njëjtë që po lënë të nënkuptohet që diçka janë duke sjellë.
“Ok ok” është indikacioni që është përdorur nga të dy reperët në fotografi për një kohë të shkurtër.
Në anën tjetër, SHQIP.com ka raportuar edhe për një detaj tjetër që dyshja në fjalë dhe reperi tjetër Getinjo e kanë përdorur javë me parë.
Se a do të këtë bashkëpunim mbetët të shihet, por duke ditur metodat që përdorin estrada për promovim, këngë pritet se shpejti./Insajderi.com