Madonna ka publikuar një fotografi të rrallë të gjashtë fëmijëve të saj duke festuar Ditën e Falenderimeve në Malawi.
“Ajo për të cilën jam më mirënjohëse. Fëmijët e mi më kanë udhëhequr në rrugë dhe më kanë hapur dyer nëpër të cilat nuk kisha menduar kurrë se do kaloja,”-shkruan ikona e popit. “Fama, pasuria dhe klikimet kurrë nuk mund të barazohen me atë që unë ruaj si thesar dhe vlerësoj më shumë.”
Vajza e madhe e Madonnës, Lourdes, 22 vjeç, nga marrëdhënia e saj me balerinin Carlos Leon, ishte veshur më një fustan të kuq.
Pranë saj qëndronte Rocco, 18-vjeç, që erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me regjisorin Guy Ritchie.Në vitin 2006, Madonna adoptoi David Banda, tani 13 vjeç, në Malavi. Në atë kohë ai po luftonte me pneumoninë dhe malarian.