Madonna dhe Diablo Cody janë bashkuar për të shkruar një skenar

Madonna dhe Diablo Cody janë bashkuar për të shkruar një skenar

Madonna është mbyllur në shtëpi pasi ka marrë disa lëndime gjatë turneut për albumin Madame X, por kjo nuk do të thotë se ajo po pushon.

Këtë vikend ajo ka postuar në Instagram një video ku ajo dhe Cody janë bashkë dhe diskutojnë për muzikë dhe kostume, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Përderisa në prapavijë dëgjohet një këngë e Madonnës, Tronco Traxx’, Cody diskuton elementet e korsetit të saj legjendar konik nga Jean Paul Gaultier, pjesë e albumit Blonde Ambition. A është ky skenar paralajmërim për ndonjë film biografi të saj? Nëse po kush do të e luajë Madonnën?

Natyrisht kjo nuk do të ishte hera e parë që Madonna sprovon veten në kinema.

Ajo ka luajtur në filma si Desperately Seeking Susan, Evita dhe A League of Their Oën, ndërsa në vitin 2011 ajo shkroi dhe bëri regjinë e W.E, the ideoi filma si Juno dhe Jennifer’s Body./Insajderi.com