
Madonna këtë vit pati mundësinë të kalonte Ditën e Falënderimeve me gjashtë fëmijët e saj nën çati dhe shfrytëzoi rastin të bënte një fotografi familjare, shkruan InStyle, transmeton Insajderi.
Këngëtarja ndan vajzën Lourdes me ish-in e saj Carlos Leon, dhe Rocco me ish-bashkëshortin, Guy Ritchie. Ajo adoptoi Davidin, Chifundo, Stella dhe Estere nga Malavi.
View this post on Instagram
Më në fillim të këtij viti, ajo festoi 62-vjetorin në Xhamajka me Lourdes. Revista People raportoi aso kohe se edhe fëmijët e tjerë të këngëtares iu bashkuan festës më vonë.
Estere, Stella, Mercy, David dhe i përfoluri i dashuri i saj, raportohej se ishin prezentë gjatë festimit. /Insajderi.com
View this post on Instagram