Madonna refuzoi një bashkëpunim për shkak të horoskopit

Madonna refuzoi një bashkëpunim për shkak të horoskopit

Së fundmi, DJ me famë botërore dhe krijues i shumë hiteve, David Guetta, zbuloi për publikun se Madonna kishte refuzuar të punonte me të.

Nuk ishte shkak profesionalizmi ose mospërputhja artistike mes të dyve – por për shkak se David Guetta është akrep në horoskop, njofton Insajderi.

DJ tha në kanalin e “McFly et Carlito” në YouTube se Madonna kishte dëshirë të punonte me të pasi ai fitoi një Grammy në vitin 2011 për remiksin e këngës së saj ‘Revolver’.

Duke kujtuar një takim të mëvonshëm midis dyshes, ai tha: “Ajo më tha se e pëlqen këtë remix dhe më sugjeron që unë të prodhoj albumin e saj të ardhshëm. Mbërrij për drekë. Ne flasim për gjithçka – muzikën, atë që ajo dëshiron të bëjë me albumin. Super bukur. Jemi vetëm ajo dhe unë. Shumë të relaksuar, shumë të qetë. Hamë drekë. Gjithçka po ndodh. Shumë mirë thashë, teksa mendoja se kur do të nisnim punën”.

Por gjithçka mori një kthesë për keq kur Guetta i tregoi se ishte shenja e akrepit në horoskop.

“Papritur ajo bëri një fytyrë dhe më thotë: ‘Më vjen keq, ne nuk mund të punojmë bashkë. Ishte kënaqësi që të njoha. Lamtumirë!’”, tha Guetta.

Sipas Astrology.com, akrepat thuhet se janë “të devotshëm, të vendosur dhe të vëmendshëm”, por gjithashtu “të dyshimtë dhe vështirë të besueshëm”.

Kurse në anën tjetër, Madonna është një luan – e në botën e astrologjisë luani-akrepi, paraqesin një kombinim të zjarrtë dhe konfrontues.

Në fakt, Madonna nuk ka refuzuar të gjithë bashkëpunimet me akrepë. Siç raporton The Independent, Madonna më parë ka punuar me një akrep, Bjork – i cili bashkë-shkroi këngën e saj të vitit 1994 “Bedtime Story”. Ajo arriti në dhjetëshen më të mirë në top listat e MB. /Insajderi.com

Burimi: NME, The Guardian