Autorja Irlandeze Maggie O’Farrell ka fituar çmimin “Woman Prize for Fiction për librin Hamnet, i cili është inspiruar dhe emëruar nga djali i vetëm i William Shakespeare.
Hamnet është një përshrkrim fiktiv për jetën e djalit të Bard’s që vdiq në vitin 1596, kur ishte vetëm 11 vjeç, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Martha Lane Fox e cila kishte qenë pjesë e jurisë, tha se libri shprehte diçlka përtej eksperiencës njerëzore.
O’Farrell është fituesja e 25stë me radhë e këtij çmimi, që në fillimet e tij quhej “Orange Prize for Fiction” në vitin1996. Fituesit e viteve të mëparshme përfshijnë Eimar McBride, Ali Smith, Zadie Smith dhe Andrea Levy.
Sipas Rebecca Jones, “Hamnet është një novel e shkruar bukur dhe shumë prekëse për dhimbjen dhe humbjen. Por kjo nuk është krejt. Është një portretizim i pasur i jetës në shekullin 16 në Angli, që nga aroma e bukëve të pjekura deri te bletët që gumëzhojnë nëpër hoje”./Insajderi.com