
Reperi Majk ka bërë një urim shumë unik për Ditën e Flamurit. Për këtë mblodhi shoqërinë pranë flamurit kuqezi dhe improvizoi një këngë aty për aty.
Majk postoi një video në Instagram, ku shihet me disa miq të tij, të cilët e shoqërojnë këngëtarin teksa këndon live “o kuq e zi”.
“Urime Dita e Flamurit Shqipëri etnike”, shkroi Majk nën videon të postuar disa orë më parë.
Por ritmin e nisi me improvizimin sipas ritmit të këngës së njohur italiane, “Bella Ciao”.
Më pas me të gjithë miqtë e vijoi sipas ritmit të këngës “Xheloz” të Elvana Gjatës.