Majk me urim të veçantë për ditëlindjen e djalit

Majk me urim të veçantë për ditëlindjen e djalit

Sot është një ditë e veçantë për reperin e njohur, Majk.

Djali i tij, Roani, feston ditëlindjen e katërt.

E urimin më të veçantë ai e mori nga prindi.

Reperi zgjodhi ta urojë me anë të disa videove të publikuara në llogarinë e tij në Instagram, ku të dy shihen duke lozur e duke u argëtuar bashkë.

“Jam mirënjohës çdo ditë që ti erdhe në botën time. Ti më solle vetëm lumturi në jetë. Urime ditëlindja bir! @roani_17 ❤️“, shkroi Majk.

Sa i përket muzikës, “Para Para” është kënga e fundit e Majk, të cilën e solli në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Ermal Fejzullahun.

Projekti në fjalë ka kaluar shifrën prej 2 milionë klikimesh në kanalin YouTube./Insajderi.com