Lajmi se Majk ka nisur një lidhje me “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veselin, bëri bujë në mediat vendore. E gjithë kjo u raportua duke u nisur nga detaje të vogla që fansat e tij kishin vënë re.
Ndonëse asnjë nga të dy nuk kanë komentuar raportimet, ishte një foto që Majk kishte publikuar në llogarinë zyrtare të Veselit në Instagram.
Kështu dyshimet e fansave kinse u vërtetuan, dhe ishin të shpejtë që të ruanin si ‘screenshot’ këtë imazh.
Majk e kemi njohur gjithnjë si artistin që ruan fort privatësinë e tij, dhe nuk komenton mbi jetën përsonale e aq më pak atë romantike, ka pasur një reagim të fortë në lidhje me këtë.
Një nga fansat e tij, që ka hapur edhe llogari në Instagram me emrin e reperit, i ka dërguar një mesazh, dhe përgjigjja që mori nuk ishte ajo që priste.
“Nëse flisni edhe një herë apo bëni diçka për jetën time private, do t’ju bllokoj të gjithëve”, i kishte replikuar artisti.
Ishte kjo një përgjigje që fansi i tij anonim e kishte parë disi të ashpër, duke reaguar publikisht më pas.
“Nuk është hera e parë që unë shoh kësi veprime edhe më duket shumë e padrejtë qysh ky artist shprehet kështu me fansat e tij”, fillon shkrimin, personi pas llogarisë AdoreMajk në Instagram.
“Unë si ‘AdoreMajk’ e mbaj këtë faqe plot 4 vjet, duke e përkrahur në maksimum qe edhe rrallë ka fansa që rrinë këtu pa marrë parasysh çfarë ndodh. Ky si idol nuk ka dit asnjëherë të ma dijë të paktën vlerën që unë i kam dhënë suport non-stop. Çka mund të pres prej një njeriu që sa herë të bëjë femër na kërcënon me blloka? Nuk pres asgjë më shumë e as nuk du. Veç pse ke bërë para, nuk do të thotë se je Zoti”, shkruan më tej fansi i revoltuar i artistit.
E në fund fare, fansi pati edhe një ‘këshillë’ për artistin e tij të preferuar.
“O injorant, ma mirë obligo veten e qite një këngë, bile bile për qata që janë duke dëgjuar këtë muzikë”, përfundon kështu shkrimin. /Insajderi.com