Majk tregon marrëdhënien e tij me Majlindën

Majk tregon marrëdhënien e tij me Majlindën

Majk është një ndër personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar.

Këngët e tij kanë qenë mjaft të suksesshme, duke arritur miliona klikime në YouTube.

Reperit të njohur nuk i mungojnë edhe një numër i madh ndjekësish në rrjetet sociale me të cilët ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij, por edhe nga projektet.

Ai është komentuar shumë për lidhjen dhe ndarjen nga Majlinda Zeka me të cilën tashmë ka një djalë të quajtur Roan, por pas ndarjes përfundimtare nga ajo, reperi është lidhur edhe me femra të tjera.

Së fundmi Majk ka dhënë një intervistë për “Pushime on Top” ku ka treguar për fillimet e karrierës së tij.

“I jam fal Zotit çdo natë, i jam lutur për një mundësi të dytë, se e kisha të parin por isha shumë i ri dhe nuk dija si ta menaxhoja. Kur isha 19 vjeç nuk dija si të menaxhoja famën, vajzat, suksesin, e kuptoja që nuk isha as për koncerte, për asgjë. Aty kam kaluar një periudhë të vështirë të jetës time”, ka treguar reperi.

Më tej ai ka shtuar se momentalisht është single dhe nuk ka ndërmend të krijojë një marrëdhënie të re. Ai tha se po përkushtohet me sa mundet në rritjen e djalit të tij, Roan.

Kur Ori e pyeti se si është marrëdhënie me Majlindën, Majk dha përgjigjen më të mirë të mundshme: “Shiko, ajo është nëna e djalit tim dhe do e respektoj gjithë jetën”.

Majk tha gjithashtu se ajo i dërgon shpesh foto e video të djalit gjatë kohës që janë me pushime.