
Majk si rrallë herë ka folur për jetën e tij private në një intervistë me ‘Pushime Në Top’ ku ka treguar marrëdhëniet me Majlinda Zekën.
Dyshja vite më parë fituan epitetin prindër me lindjen e Roanit birit të tyre, dhe nga ajo kohë në media është folur për marrëdhënie të ftohta mes tyre.
Por në intervistën e fundit këngëtari ka rrëfyer se tashmë ata kanë rregulluar raportet madje herë pas here shkëmbejnë edhe mesazhe.
“Edhe pse tani është sezoni i verës dhe jam shumë i zënë dhe se kam takuar, por Majlinda më dërgon foto dhe video”.