Billy Brasfield ishte make up artisti i Britney Spears në shumë projekte të ndryshme dhe performanca live të cilat kanë ndodhur pas marrjes nën mbikëqyrje ligjore të babait të saj në vitin 2008.
Disa ditë pasi babai i Britney, Jamie Spears e konsideroi këtë histori si humor i keq, Billy filloi një seri pro-Britney në Instagram, raporton The Sun, shkruan Insajderi.
Ai filloi të postonte foto me hashtagun #FreeBritney në të cilat kishte bashkangjitur mesazhe dy kuptimëshe.
“Të flasësh është thashetheme deri sa të vërtetohet.”
“Kur Dikush është në kontroll total, kjo gjë bëhet normale dhe ata nuk e shohin abnormalitetin e situatës”
“Ndonjëherë duhet të “Klithësh dhe të Bërtasësh (emri i albumit të Britney-t) sepse nuk ke zgjidhje.”
Make up artisti ka shkëmbyer komente me shumë adhurues të teorisë konspirative duke i siguruar ata që ka më shumë për të u treguar.
“Adhuruesit që po vetëdijësojnë masat lidhur me Britney-n është një fillim i mirë.”
“Unë e njoha dhe pashë Britney-n e vërtetë, personin, jo këngëtaren. Unë sikur ju, jam i brengosur për të dhe do të e ndihmoja po të mundesha… për të ndihmuar atë, për të e liruar Britney-n/Insajderi.com