Makina e modeles shqiptare del nga rruga dhe rrokulliset – policia nis hetimin

Makina e modeles shqiptare del nga rruga dhe rrokulliset – policia nis hetimin

Gjatë ditës së sotme, modelja shqiptare, Françeska Jaçe u përfshi në një aksident rrugor në rreth rrotullimin e Nartës në Vlorë, njofton Insajderi.

Makina e tipit “BMW” doli nga rruga dhe u përmbys si pasojë e shpejtësisë së lartë, nën drejtimin e modeles, e cila përfundoi me lëndime të lehta trupore dhe është transportua në spital, siç u raportua.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

“Rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, një automjet i markës “BMW” me drejtuese shtetasen F. J., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”. /Insajderi.com