Malik lanson këngën më të re “Zanat e Malit”

Malik lanson këngën më të re “Zanat e Malit”

I njohur si Malik, Mal Maliqi është një artist i zhanrit hip-hop duke përfshirë edhe “trap music”.

Këngëtari relativisht i “ri” nga Prishtina i ka të lansuar rreth 13 këngë, duke përfshirë edhe këngën e tij të fundit  “Zanat e Malit”. Me muzikë ka nisur të merret prej moshës 11 vjeçare, inspirimi për të bërë muzikë  vije nga gjithçka në lidhje me  botën dhe jetën personale, ka thënë Mali për Insajderin.

Tregun kosovar si solo artist Mali e sheh të vështirë për të depërtuar pa pasur bashkëpunim më ndonjë artist  të famshëm në Kosovë duke pasur parasysh edhe standartet  e larta për të pasur një grup menaxhues, prej prespektives së tij muzika në Kosovë nuk dëgjohet por shikohet duke e cilësuar paranë si aftësi dhe jo talentin.

“Si solo artist pothuajse është e pamundur më depërtu në tregun shqiptar pa pasur ndonjë reper të njofshëm dhe me strandartet tona është investim tepër i lartë muzika, e pa investim nuk mundesh me depërtu  sidomos pa grup menaxherial”.

Ai po ashtu e ka cekur se tregu muzikor në Kosovë është muzikë pa emocion, pa asnjë motiv, moral e kuptim. Malik përmes stilit që ekspozon në muzikë mundohet që të përshkruan një atraksion show dhe egërsi, që audienca të ketë argëtim gjatë përformancës së tij. Së shpejti Malik do të lansojë albumet “Jeta e lehtë EP”, dhe “Heart Tour EP”,  po ashtu do të sjell edhe bashkëpunime  me disa artista nga Shkupi/Insajderi.