Këngëtarja dhe moderatorja, Luana Vjollca ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur, shkruan Insajderi.
Ajo është bërë pjesë e “Sony Music”, një nga kompanitë më të mëdha muzikore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, e cila në rrjete sociale ka shkruar:
“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Tejet e lumtur të bëj të ditur se jam tashmë pjesë e industrisë së Sony Music”.
Postimin me foto me logo të Sony Music, Luana e ka përmbyllur me një mesazh për nënë e saj:
“Mama, ja dola për të dyja ne” – shprehet Vjollca referuar faktit se nëna e saj ka pasur ëndërr muzikën, rrugëtim i mbetur në gjysmë shkaku i rrethanave të jetës./Insajderi.com