‘Mami im është e fortë’, Arta Bajrami tregon sëmundjen e rëndë që ka prekur nënën e saj!

‘Mami im është e fortë’, Arta Bajrami tregon sëmundjen e rëndë që ka prekur nënën e saj!

Këngëtarja Arta Bajrami ka treguar se është shumë e lidhur me prindërit e saj.

Së fundmi, ajo i bëri një dedikim të veçantë nënës së saj, e cila të martën festoi ditëlindjes.

Pas urimeve të shumta të pranuara nga ndjekësit e saj, Arta zgjodhi t’i falënderojë ata përmes një shkrimi në InstaStory.

Përmes këtij shkrimi, ajo ka zbuluar edhe për betejën e vështirë me të cilën nëna e saj është përballur, duke arritur të jetë një grua e mbijetuar nga sëmundja e kancerit.

“Shumë faleminderit për urimet tuaja dedikuar mamit tim, kanë shumë rëndësi për mua dhe mu dukën kësaj here shumë të veçanta sepse mami im mposhti një sëmundje shumë të rëndë, atë të kancerit, prandaj e quaj të fortë. Unë uroj vetëm shëndetin ta kemi, dashuri për njëri tjetrin sa shumë, ashtu siç me gëzuat ju mua sot. Ne jemi një popull i dashur e bujar. Ju dua”, shkroi këngëtarja Bajrami në InstaStory.

Javë më parë, Arta kishte folur me më shumë emocione edhe për tjetrin prind, të cilin nuk e ka pranë tash e dy cite.

Përmes një shkrimi të gjatë, Arta kujtoi babanë e saj të ndjerë, rapsodin Zejnullah Bajrami, nga i cili trashëgoi edhe talentin për muzikë.

Arta kujtoi me mall se si sa herë kishte udhëtuar jashtë vendit për koncerte, ishte përballur me komente të shumta të njerëzve që e njihnin atë si “vajza e babait”, me çka e kishte bërë atë edhe më shumë krenare.