Maqedonia e Veriut vs. Kosova – Blero: “Djem ia kemi borxh Vokrrit të bëjmë maksimumin”

Maqedonia e Veriut vs. Kosova – Blero: “Djem ia kemi borxh Vokrrit të bëjmë maksimumin”

Sonte (të enjten), luhen ndeshjet gjysmëfinale të “playoff” të vlefshme për kampionatin evropian të vitit 2021, ku ndeshja më e rëndësishme për shqiptarët, luhet në Maqedoninë e Veriut, mes nikoqirëve maqedono – verior dhe “Dardanëve” të Challandes, njofton Insajderi.

Emocionet po rriten bashkë me to edhe pritshmëritë e tifozëve kosovarë, ndër të cilët nuk mungon as përkrahja e entuziastit të futbollit këngëtarit, Blero Muharremi.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai ju jep zemër lojtarëve dhe u kujton se mbi supe mbajnë Fadil Vokrrin. Një lojë e mirë nuk do të thotë domosdoshmërisht fitore, andaj këngëtari vetëm kërkon nga djemtë që të bëjnë maksimumin në fushën e gjelbër.

“Djem mendoj që engjëllin e keni mbi supe gjithmonë në këtë fotografi. Me engjëllin, emrin Fadil Vokrri e dini shumë mirë që ua kemi borxh. Pavarësisht fitore apo humbje ia kemi për borxh engjëjve tanë të bëjmë maksimumin. Ju të përzgjedhurit e Kosovës dhe keni obligim për ta dërguar mesazhin tek Vokrri deri në fund. Ju them dy emra dhe do të ju motivojë, Vokrri & Jashari”, ka shkruar Blero në postimin e tij. /Insajderi.com