Maria Kolesnikova akuzohet për kundërshtim të ligjit të sigurisë

Maria Kolesnikova akuzohet për kundërshtim të ligjit të sigurisë

Organizuesja e protestave në Belarus, Maria Kolesnikova është akuzuar për inciativën për sfidim të ligjit të sigurisë.

Tri gra kanë qenë duke udhëhequr një protestë masive të lëvizjes opozitare, por ajo nuk është e vetmja që është përjashtuar nga vendi, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Kolesnikova thuhet të ketë shqyer pasaportën e saj kur autoritetet tentuan ta përjashtojnë nga shteti.

Për pesë të diele me radhë, së paku 100.000 veta kanë protesuar kundër zgjedhjeve që konsiderohen të manipuluara.

Presidenti Alexandër Lukashenko pretendon të ketë fituar në zgjedhjet e 9 gushtit, duke nxitur kështu një protestë masive kundër rezultateve të kësaj zgjedhje./Insajderi.com