Mariah Carey nuk pati asnjëherë marrëdhënie seksuale me ish-të fejuarin

Mariah Carey nuk pati asnjëherë marrëdhënie seksuale me ish-të fejuarin

Artistja, Mariah Carey nuk ka bërë asnjëherë seks me ish-të fejuarin e saj James Parker.

Këtë detaj të jetës personale, ajo e zbuloi kur u pyet se pse nuk ka përfshirë ish-të fejuarin e saj në librin e fundit, ku ka zbuluar shumë të pathëna të jetës së saj,

“Që të jem e sinqertë, unë dhe James nuk kemi pasur një lidhje fizike”, rrëfeu ajo duke shtuar më pas, “Nëse ishte një lidhje që pati rëndësi është në libër, nëse jo nuk ka pasur rëndësi”.

Carey u fejua me James Parker në janar të vitit 2016, pas një lidhje më pak se 1-vjeçare.

Ishte biznesmeni miliarder ai që i dha fund fejesës në tetor të atij viti, pas një debati eksploziv që përfshiu dyshen. Këngëtarja më pas shiti unazën e martesës – diamant 35 karat – për më shumë se dy milionë dollarë. /Insajderi.com

Celebrity Sightings In Los Angeles - May 21, 2016Celebrity Sightings In Los Angeles - May 21, 2016Celebrity Sightings In Los Angeles - May 21, 2016Mariah Carey Says She Did Not Have a 'Physical Relationship' With Ex James  Packer | Entertainment Tonight

Burimi: Page Six