Mariah Carey u ndje tmerrësisht në siklet kur Ellen DeGeneres e detyroi të zbulonte se ishte shtatzënë

Mariah Carey u ndje tmerrësisht në siklet kur Ellen DeGeneres e detyroi të zbulonte se ishte shtatzënë

Mariah Carey risolli në vëmndjen e publikut, momentin që shtatzënia e saj u zbulua para kohe në The Ellen DeGeneres Shoë më shumë se një dekadë më parë, njofton Insajderi.

Në një intervistë me Vulture, botuar të hënën, këngëtarja, 50-vjeçare, tha se “u ndje tmerrësisht në siklet” pasi drejtuesja Ellen DeGeneres zbuloi shtatzënisë së saj gjatë një paraqitjeje në shfaqjen e saj.

“Isha tmerrëisht në siklet në ato momente, kaq mund të them. Dhe me të vërtetë pata një kohë të vështirë, të përballesha me zbulimin e asaj eksperience”, tha Carey.

Gjatë intervistës së vitit 2008, DeGeneres, i kërkoi Carey-t të konfirmonte ose mohonte thashethemet që ajo dhe burri i atëhershëm Nick Cannon po prisnin fëmijë. Ndërsa Carey qeshi me pyetjen dhe u përpoq të ndryshonte temën, DeGeneres nuk u tërhoq dhe i ofroi asaj një gotë shampanjë për të provuar nëse ishte shtatzënë.

“Po më bën presion”, tha Carey ndërsa audienca qeshte. Kur Carey u bë gjoja se po pinte një gllënjkë, DeGeneres bërtiti, “Ti je shtatzënë!”

Në vitin 2010, Carey konfirmoi se ishte shtatzënë në kohën e intervistës, por abortoi menjëherë më vonë. /Insajderi.com

Burimi: People