Prezentuesja e njohur, Marina Vjollca, sot feston përvjetorin e lindjes.
Marina njihet ndryshe edhe si këngëtare e modele e televizionit dhe që padyshim është njëra nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar.
Bukuroshja në këtë ditë do të ketë marrë urime të shumta, por në mesin e tyre ai më i veçanti vjen nga bashkëshorti i saj, Getoar Selimi.
Artisti i njohur që në minutat e parë të datës 17 maj, ka uruar gruan e tij përmes rrjetit social Instagram.
Ai ka postuar një fotografi të modeles dhe ka shkruar: “Disa njerëz lexojnë libra dhe histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. E tëra çfarë unë duhet të bëj është të shikoj në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e dashur”.
Marina dhe Geti e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë duke i dhënë fund beqarisë më 10 shtator 2017, dasëm kjo e cila kishte mbi 300 të ftuar.