Stilistët Stefano dhe Domenico kanë kërkuar falje publikisht për fyrjet e përdorura ndaj popullit kinez dhe kulturës së tyre.
Reagimi erdhi pasi kinezët nisën të hidhnin në plehra mallrat e markës Dolce & Gabbana si dhe të hiqnin nga dyqanet të gjitha ato produkte që mbanin emrin e saj.
Stefano debatoi me komentuesen Michaela Tranova në Instagram, bisedat me të cilën përmbanin fyerje të mëdha ndaj popullit kinez.“Mafia injorante kineze që mban erë të keqe” apo “kinezë që hanë qen”.
Kjo shkaktoi një sërë reagimesh në mesin e popullsisë kineze, të cilët janë edhe blerësit më të mëdhenj të Dolce & Gabbana.