Reperët e njohur shqiptarë, Majk dhe Ledri Vula, kanë bashkuar forcat për këngën e tyre më të re, shkruan Insajderi.
Fjala është për bashkëpunimin e tyre të quajtur “Marr”, i cili pritet të lansohet sonte në orën 17:00.
Derisa kanë mbetur edhe pak orë që nga publikimi, të njëjtit po vazhdojnë të publikojnë video dhe fotografi nga realizmi i projektit.
Majk në llogarinë e tij në Instagram ka paralajmëruar këngën më një imazh të tij, i cili ka shkruar “Si lulen në mes të therrav unë ty të gjeta. Marr nesër ora 17:00”.
Artistët duken në një paraqitje skenike atraktive, me veshje verore që përkon edhe me sezonin e verës.
Dueti besohet se do pritet mirë edhe nga publiku marrë parasysh që ky bashkëpunim ka kohë që është paralajmëruar.
Ledri se fundi ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Don mo” ku pjesë e projektit ishte këngëtarja, Morena Taraku, ndërsa Majk, po shijon suksesin e këngës në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun dhe Ghetto Geasy./Insajderi.com