
Para pak kohësh u konfirmua që këngëtarja nga Shkupi Tuna nuk jeton më me Patris Berishën, me të cilin kanë edhe një djalë.
Sipas lajmit të dhënë nga Prive, këngëtarja dhe bashkëshorti i saj vazhdonin të jetonin në Prishtinë, por në lagje të ndryshme të qyteti.
Për të vërtetuar këtë lajm, është vërejtur se ajo ka ndryshuar mbiemrin e llogarisë së djalit të saj të vogël në Instagram.
Llogaria e Instagramit të djalit të saj me Patrisin, u ndryshua nga Tian Berisha në Tian Sejdi.
Përpos kësaj, kjo llogari nuk ndjek më Patrisin dhe thuhet se këngëtarja është kthyer në Shkup bashkë me djalin e saj./Insajderi.com