Martesa e fshehtë dhe abuzive e Kim Kardashian për të cilën nuk keni dëgjuar deri më tash

Martesa e fshehtë dhe abuzive e Kim Kardashian për të cilën nuk keni dëgjuar deri më tash

Martesa e parë e Kim Kardashian në moshën 19 vjeçare thuhet të ketë vuajtur nga dhuna fizike, nga burri i saj, Damon Thomas

Ndërsa tani ajo gëzon një jetë më të lumtur familjare me Kanye West dhe fëmijët e saj, martesa e saj para 20 vjetësh, e parë nuk ishte aspak e lehtë.

Ylli i Keeping Up With the Kardashians thuhet se ishte nënshtruar dhunës dhe bashkëshorti i saj producent i muzikës, i cili ishte dhjetë vjet më i madh kontrollonte çdo lëvizje të saj.

Në letrat e divorcit, të paraqitura në 2003, Damon thuhet se madje kishte grushtuar yllin dhe kishte paguar që ajo të bënte operacione plastike.

Kim, e cila zbuloi në KUËTK se kishte marrë ekstazi kur ajo dhe Damon u ndanë, bëri disa zbulime bombastike për burrin e saj të parë në procedurat e divorcit.

Sidoqoftë, Damon gjithmonë ka ruajtur pafajësinë e tij dhe e ka akuzuar Kim për gënjeshtra në lidhje me abuzimin.

Në atë kohë, Kim ishte duke punuar në një dyqan rrobash të quajtur Body kur ajo nisi lidhjen me producentin e muzikës, thuhet në burimet sipas MailOnline.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ai shpejt e detyroi atë të linte punën sepse nuk donte që ish të dashurit e saj ta vizitonin në dyqan.

“Ai tha se nuk dëshironte që unë të kisha kontakte me ish të dashurit e mi të vjetër që do të ishin në gjendje të më kontaktonin në dyqanin e veshjeve,” kujton ajo./Insajderi.com

Burimi: Mirror