Teksa Miley Cyrus po feston publikimin e albumit të saj të ri “Plastic Hearts”, këngëtarja po reflekton këtë epokë të re – në jetë dhe në muzikë.
Në një intervistë për revistën “Rolling Stones”, ajo foli hapur për martesën e saj me Liam Hemsworth, dhe atë se çka në të vërtetë po ndodhte ndërkohë. Aso kohë po konsumonte shumë alkool dhe drogë, ndërsa njerëzit mendonin se ajo po jetonte një përrallë magjike, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.
“Në fillim të vitit 2018, po luaja shtëpiash, dhe për një kohë po e shijoja”, kujton ajo.
“Tani kam një perspektivë të shëndetshme, gjë që nuk kisha më parë. Mësova shumë se cfarë mund të jem ose jo për dikë, dhe çfarë mund të pranojë e çfarë jo për veten”.
Këngëtarja dhe aktori ishin bashkë për shumë vjet dhe qëndruan të fejuar për gjashtë. Ata u martuan në dhjetor të vitit 2018 pak pasi shtëpia e Liam Hemsworth në Malibu u dogj nga zjarri.
“Në një mënyrë, zjarri bëri atë që unë nuk mund të bëja vetë. Më largoi nga diçka që nuk kishte më kuptim. E ndërsa ti zhytesh përpiqesh të kapesh diku për të shpëtuar veten”, tha ajo. “Mendoj se martesa kështu ishte për mua. Një përpjekje e fundit për të shpëtuar veten”.
Së fundmi, këngëtarja tani e divorcuar nga Liam Hemsworth ka rrëfyer se ajo ka mbledhur veten për të qëndruar larg drogës dhe alkoolit. /Insajderi.com