
Sot është një ditë plot gëzim e këngë në familjen e këngëtares ferizajase, Filloreta Raçi.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi një foto të motrës së saj si nuse.
“Urime Nusja ma e bukur n’botë. Urime dashnia jem, inshallah je e lumtur e ju shkon jeta omël bashke gjithemone me Dardan Lleshin”, shkruan këngëtarja përkrah fotos që ka ndarë, duke shtuar me shumë humor edhe, “inshallah e ngreh ate kemben e arte zvarrë e ma leshon renin”.
“TË DUA MOTËR”, përfundon ajo urimin e motrës.
View this post on Instagram
Më vonë, ajo publikoi edhe pamje nga dasma, një ceremoni e vogël intime me rrethin e ngushtë të familjes. Gjithashtu ajo publikoi edhe një fotografi të çiftit të lumtur. /Insajderi.com