
Aktori, Michael B. Jordan nuk është më një burrë beqar.
Të dielën, aktori që u zgjodh si mashkulli më seksi i vitit që lamë pas nga revista PEOPLE, bëri publike romancën e tij me modelen Lori Harvey me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke ndarë dhe fotografinë e parë, njofton Insajderi.
Në postimin që ai ndau, në një fotografi shihen duke buzëqeshur afër njëri tjetrit dhe në tjetrën duke u puthur.
View this post on Instagram
Thashethemet për në romancë nisën kur dyshja u panë në shoqërinë e njëri tjetrit gjatë sezonit të festave. Me 30 dhjetor ata u panë duke dalë bashkë nga aeroplani. Po atë kohë ata publikuan fotografi nga të njëjtat lokacione. /Insajderi.com