
Maichael B. Jordan u kujdes për çdo detaj që e dashura e tij Lori Harvey, të kalonte një ditëlindje sa më të bukur. Për 24 vjetorin e saj ata vendosën të iknin për pushime në Saint Barthélemy, njofton Insajderi.
Me një gotë martini në duar aktori 33 vjeçar u pa i shtrirë me të dashurën në një dok lundrues, të cilës po i jepte vëmendjen e tij të plotë – dhe shumë puthje.
Daily Mail ka publikuar disa fotografi paparazi të çiftit të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Insajderi.com