Maska më e shtrenjtë në botë kundër Covid 19

Maska më e shtrenjtë në botë kundër Covid 19

U tha shumë herë që epidemia Covid 19 do të sjellë ndryshime të pakthyeshme në tërë botën.

Vendosja e maskave që të mbrojnë nga virusi është një prej tyre.

Kjo bëri që biznese të ndryshme të fillojnë prodhimin e këtyre maskave, përderisa ndërkohë po rritet edhe llojllojshmëria e tyre. Deri tash kemi parë dizajne të ndryshme maskash, prej copave të lira e të thjeshta e deri te modele dizajneresh.

Natyrisht gjithmonë ka njerëz që edhe në këtë situatë dëshirojnë të dallohen prej të tjerëve. Biznesmeni Indian Shankar Kurhade, ka një maskë floriri për të cilën ka paguar 4000 dollarë.

Biznesmeni tregon për AFP se njerëzit i kërkojnë të bëjnë selfie me të për shkak të maskës së tij, shkruan Insajderi.

Edhepse ai e pranon që vendosja e një maske të tillë nuk e mbron nga epidemia, ai rrëfen se i pëlqen si duket dhe fakti që është e rrallë./Insajderi.com