fbpx

Maska që largon aknet

Maska që largon aknet

Lëkura mund të ndikohet nga shumë faktorë, siç është ekspozimi në diell, gjenetika, hormonet, dehidratimi, temperatura, etj.

Lëkura është organi më i gjatë në trup dhe shërben për të na mbrojtur, transmeton Telegrafi. Prandaj, duke marrë rëndësinë që ka, është e rëndësishme ta gjejmë një mënyrë që ta mbrojmë atë dhe ta përmirësojmë shëndetin e lëkurës.

Lëkura po ashtu e rregullon temperaturën e trupit, e kontrollon humbjen e lagështisë, e mirëmban balancimin e lëngjeve, etj.

Qysh prej moshës së adoleshencës dhe shfaqjeve të para të akneve e deri te lëkura rrezatuese e shtatzënisë, lëkura gjithmonë ep pasqyron gjendjen e brendshme të trupit.

Problemet më të zakonshme të lëkurës përfshijnë aknet, shenja të plakjes, rrudha dhe njerëzit shpenzojnë shumë para në produkte të cilat premtojnë shërim për një kohë të shkurtë.

Megjithatë, shpeshherë këto produkte dinë të përmbajnë kimikale të rrezikshme të cilat më shumë bëjnë dëme sesa të mira.

Prandaj, më poshtë e keni një mënyrë efektive natyrale për ta përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe të gjithë përbërësit kanë çmim të lirë.

Përbërësit:

– 1 lugë gjelle uthull molle
– 1 lugë çaji sodë buke
– 2 luga çaji mjaltë

Në një enë xhami e shtoni uthullën e mollës dhe mjaltën, mandej i përzieni mirë. Pasi t’i përzieni, e shtoni sodën e bukës dhe vazhdoni t’i përzieni prapë.

Nëse është e nevojshme, shtoni edhe ujë.

Pasi ta keni përgatitur maskën, pastrojeni fytyrën mirë që të hapen poret dhe thajeni mirë.

Aplikojeni maskën dhe lëreni për 10 minuta. Në fund, pastrojeni fytyrën me ujë të vakët, dhe prapë pastaj me ujë të ftohët për t’i mbyllur poret.

Përsëriteni disa herë në javë këtë procedurë dhe lëkura juaj do të jetë e pastër, e shndritshme dhe rrezatuese!